Oriola Marashi prej disa kohësh është pjesë e grupit OTR. Ajo shpesh udhëton jashtë vendit për sete të ndryshme fotosh, por Instagrami i Oriolës mban shumë video ku modelja ekspozon format e saj seksi, por edhe momente gazmore nga përditshmëria e saj.
Përmes një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, modelja shqiptare Oriola Marashi ka tentuar të tregojë si e kemi më të lehtë qe ta njohim një shqiptar i cili jeton në një shtet të huaj.
Kafe, cigare dhe duke bezdisur komshiun, ka shkruar modelja krahas videos teksa shihet duke i bërë të trija këto veprime . Ajo ka marrë shumë komente pozitive në këtë foto, mirëpo nuk kanë munguar edhe ato negative.
Një fans ka lënë të kuptojë sikur ajo punon eskortë dhe i ka thënë se nuk është asgjë e keqe si dhe e ka pyetur se sa fiton për një orë.
Të themi të drejtën, menduam se Oriola do të acarohej shumë nga ky koment, por u duk shumë e qetë dhe i ktheu një përgjigje për t’u admiruar:
“Nuk është se kam ndonjë gjë me vajzat që bëjnë këtë punë, por nuk kam nevojë për këtë lloj pune, kam shumë talente nga të cilat mund të fitoj shumë para”, ia ktheu ajo.