×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

1000 euro në ditë?! Roza Lati zbulon se sa paguhet nga Instagrami

E mërkurë, 12 September 2018 13:15

Rrjeti social Instagram kohët e fundit është bërë një burim të ardhurash për shumë personazhe të famshëm, shqiptarë apo edhe të huaj. Pa komplekse edhe vetë VIP-at e pranojnë që setet e ndryshme fotografike që ata bëjnë janë në kuadër të reklamave, dhe paguhen për to.

Kështu edhe Roza Lati ka shpjeguar gjithçka se si funksionon biznesi i saj me këtë rrjet social. Vetëm një javë më parë moderatorja u vu në qendër të medieve rozë për shkak të fotove provokuese që publikoi. Shumica e gjykuan për zhveshjen e saj por kishte dhe nga ata që e mbështetën dhe përkrahën.

E ftuar në “Rudina”, Roza shpjegoi edhe historinë e një fotoje që kishte publikuar në Snapchat, me një zarf që kishte brenda 1000 euro. Ajo tregoi që zarfi ishte një pagesë nga një markë e njohur.

“Shiko mos të hap edhe këtë zarfin e të shtunës,”- tha Roza duke qeshur,- “Ajo ishte një pagesë nga një markë e njohur. Ishte pagesa e një pune një mujore. Unë bëj reklama të markave të ndryshme në fotot që postoj dhe paguhem për to. Sigurisht që shifra varion në bazë të markës apo të fotove që duhen postuar. Unë jam duke bërë lekë me këtë zhveshjen time, dhe nuk ka asgjë për t’u çuditur. Në vitin 2018 po e bëjnë të gjithë këtë gjë,”- u shpreh vajza e aktores Rita Lati duke ju përgjigjur njëkohësisht edhe shumë personave që e kanë gjykuar për zhveshjet e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...