anë rikthyer dje në Kosovë eshtrat e babait të Leonora Jakupit, dëshmorit Qazim Jakupi dhe kolonelit Ahmet Krasniqi.
Këngëtarja dje kishte pritur eshtrat e babait të saj të ndjerë, rivarrimi i të cilit do të bëhet gjatë ditës së sotme, shkruan lajmi net.
Në rrjete sociale, Leonora ka publikuar një video gjatë rrugës për të sjellë në vendlindje eshtrat e babait të saj.
“Mirë se erdhe në Kosovën e lirë Heroi im!.”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që, sot nga ora 10:00 deri në 12:00 do të ketë homazhe në Parlamentin e Kosovës, në 12:30 do të ketë akademi përkujtimore, kurse në orën 14:00 do të bëhet ceremonia e rivarrimit të dëshmorëve Ahmet Krasniqi dhe Qazim Jakupi, në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.