×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mbretëresha lë jashtë dokumentarit Kate, por jo Meghanin!

Saturday, 22 September 2018 10:08

Prej muajsh brenda ambienteve të Pallatit Mbretëror po xhirohej e po punohej për dokumentarin më të ri kushtuar Nënës Mbretëreshë e më 25 shtator do të jetë premiera e këtij produksioni mbretëror.

Dokumentari “Queen of the World” do të ngarkohet online dhe do të transmetohet në televizionet britanike, por që tani në faqet online të pjestarëve të familjes po publikohen copëza të dokumentarit ! Kanë mjaftuar pak sekonda që njerëzit të vënë re mungesën e Kate Middleton dhe të hamendësojnë gjëra nga më të çuditshmet.

Nëse Meghan Markle shfaqet disa herë në trailerin e dokumentarit, herë krahë Harryt e herë duke rregulluar fustanin e nusërisë, Dukesha e Kambridge nuk duket gjëkundi.

Por sipas deklaratës së Simon Perry, pjesë e stafit të Familjes Mbretërore, Kate nuk ka marrë pjesë në xhirimet e dokumentarit për një arsye të fortë: Nëna e tre fëmijëve, njëri prej tyre i porsalindur ishte me leje lindje dhe nuk mundit të ishte e pranishme në shumë filmime, koha e cila përkoi në prill, në muajin e lindjes së Princ Louis.

Mendojnë se kjo tingëllon pak ~ hmmm ~ por një burim për People pohon se Kate ishte kryesisht jashtë filmimeve kryesore gjë që ngre jo pak dyshime. Megjithatë pritet të dalë dokumentari i plotë për të parë nëse Kate është lënë totalisht jashtë, apo jo

Modifikuar më Saturday, 22 September 2018 10:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...