Kanye West po ndryshon emrin e tij dhe tashmë do të quhet Ye.
Reperi ka njoftuar lajmin me anë të një postimi në Tëitter.
"Jam njohur si Kanye West. Por jam YE,"-shkruan ai.
41-vjeçari ka pasur Ye si nofkë për njëfarë kohe dhe e përdori si emër për albumin e tij të tetë që u publikua në qershor.
Ndryshimi erdhi përpara performancës së tij në Saturday Night Live, ku pritej të promovonte albumin e tij të ri Yandhi.
Ai zëvendësoi këngëtaren Ariana Grande në shfaqje, e cila anulloi për arsye emocionale, tha moderatroi i emisionit.
Shkurtimi i emrit sipas Kanye ka rëndësi të madhe për të.
"Unë besoj se Ye është fjala më e përdorur në Bibël dhe do të thotë 'ju',"-tha reperi më parë këtë vit ndërsa diskutonte mbi emrin e albumit në emisionin radiofonik Big Boy. "Kështu që unë jam ti, jam ne, jemi ne. Albumi është më shumë një pasqyrim i asaj se kush jemi.