×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Rita Ora bëhet vizitorja e parë e famshme në lokalin e David Beckhamit në Londër

Tuesday, 02 October 2018 17:10

Ajo është një yll i muzikës pop, dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave.

Dhe të dielën, Rita Ora u bë e famshmja e parë që vizitoi lokalin më të ri të David Beckham dhe Guy Ritchie, “The Walmer Castle”, në Notting Hill, Londër, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 37 vjeçare dukej e mrekullueshme me stilin e saj, ndërsa shijonte një drekë me motrën e saj të madhe, Elenën dhe vëllanë e saj, Donin, së bashku me disa miq të tjerë.

Ajo veshi një xhamper blu me një dizajn me printim artistik, i cili paraqiste një shirit të bardhë rreth belit të saj të mbushur me shkronja të mëdha të kuqe.

Këngëtarja e hitit “Girls” mori vëmendjen e të gjithë kalimtarëve të rastit pranë këtij lokali.

Rita u relaksua jashtë pijetores, teksa ndezi një cigare, ndërsa qeshte me të pranishmit.

Të shtunën, u zbulua se David Beckham, 43 vjeç dhe shoku i tij i mirë, regjisori Guy Ritchie, 50 vjeç, paguan tre milionë dollarë për të blerë lokalin “The Walmer Castle” pranë shtëpisë së familjes Beckham në Holland Park.

Guy Ritchie tashmë zotëron edhe pijetoren ‘Lukin’ në Fitzrovia dhe drejton kompaninë filmike ‘Gritchie’. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...