Foto/ Pas Kim-it, një person tjetër e akuzon Kourtney-n për parazitizëm

Diel, 07 October 2018 18:11

Para pak kohësh një lajm nga familja Kardashian bëri bujë në media. Bëhet fjalë për zënkën e famshme mes Kim dhe Kourtney, në të cilën Kim e akuzonte këtë të dytën për parazitizëm. Ajo i tha motrës së saj se është më pak interesantja nga të gjithë, nuk punon kurrë dhe shumë gjëra të tjera që e mërzitën Kourtney-n.

Në të vërtetë Kim ka të drejtë. Të gjitha motrat  Kardashian-Jenner kanë linjat e tyre personale të veshjeve, make up, aksesorë etj. Prej vitesh Kim ka dhe një aplikacion lojrash, dhe së fundmi po ekperimenton me parfume. Kylie u shpall bilionerja më e re në botë për shkak të biznesit të saj. Kendall është një nga modelet më të suksesshme të momentit dhe Khloe është një nga figurat më frymëzuese për imazhin e trupit dhe punën e fortë për të arritur atë që do.

Ndërsa Kourtney është vetëm pjesë e reality shoë “Keeping Up With The Kardashians,” dhe ka aplikacionin e saj personal (të cilën e kanë të gjitha Kardashians). Ato kanë padyshim një numër jashtëzakonisht të madh ndjekësish në Instagram, por Kourtney ka më pak nga të gjitha.

Por nuk është hera e parë që Kim dhe Kourtney grinden për këtë gjë.

Vite më parë Kris kritikonte Kim sepse nuk i kishte bërë dhuratë për ditëlindje Kourtney-t.

Kris Jenner: Pse nuk i blen një palë këpucë?

Kim: Këpucë? Nuk do t’i dhuroj këpucë. Ato mund t’i blejë vetë ajo.

Kris: Atëherë diçka tjetër…

Kim: I kam blerë një karrierë për gjithë jetën!

Së fundmi dikush tjetër e ka akuzuar Kourtney-n që nuk punon kurrë. Bëhet fjalë për një komentuese në një nga fotot e saj.

“Ndonjëherë ke nevojë për një ditë pushim,” shkruan Kourney.

“Por ti nuk punon asnjëherë,” ia kthen komentuesja.

Duket se kjo temë është mjaft delikate për Kourtney-n, sepse e ka veçuar vajzën mes mijëra komenteve për t’i kthyer përgjigje.

kk

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...