×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis puthen plot pasion në mes të rrugës

Hënë, 08 October 2018 12:34
 

Ata janë të martuar tash e tre vjet dhe kanë dy fëmijë: vajzën Wyatt (4) dhe djalin Dimitri (1).

Por duket se megjithatë pasioni dhe dashuria mes Ashton Kutcher (40) dhe Mila Kunis (35) duket se vazhdon akoma me të njëjtin ritëm.

Madje, ata të premten, nuk ngurruan që të puthen plot pasion në mes të rrugës në Los Angeles.

Aktorët janë takuar 20 vjet më parë ku të dy ishin pjesë e shout televiziv That 70s Show, por megjithatë, ata nuk nisën lidhjen e tyre të dashurisë deri në vitin 2012.

Ashton, i cili dikur ishte i martuar me Demi Moore, është përkulur për ta puthur bashkëshorten. Aktorja e Bad Moms kishte disa libra në duar, të cilat i mbante me zor, derisa po mbante edhe një kafe në duar.

Aktori kishte veshur një këmishë të gjelbër dhe xhinse të gjera që i kishte kombinuar me një palë atlete me ngjyrë të zezë.

Në ndërkohë, Kunis kishte zgjedhur një bluzë me Mickey Mouse dhe një palë xhinse të grisura dhe atlete të bardha.

Ylli i “The Spy Who Dumped Me” nuk kishte grim dhe flokët i kishte kapur lart.

auto a21538983925

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...