×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kosova së shpejti pjesë e “Eurovision”-it? Rona Nishliu tregon projektin e saj më të fundit

Hënë, 08 October 2018 16:35

Ajo është një nga këngëtaret që bëri krenarë të gjithë shqiptarët, pasi arriti që të dilte e pesta me këngës “Suus” në “Eurovizion”-in e vitit 2012.  Bëhet fjalë për Rona Nishliun, e cila në shtatorin e këtij viti i dha fund beqarisë, duke kurorëzuar në martesë dashurinë e saj.

Ndërkohë këtë fundjavë, Nishliu tregoi se u bë këngëtarja e parë shqiptare e ftuar në Kongresin “OGAE”, në Spanjë.

“Fansat spanjollë të “Eurovision”-it janë të pabesueshëm! E privilegjuar që jam këngëtarja e parë shqiptare e pranishme në Kongresin OGAE. Kongresi i 13-të në Madrid ishte një natë për t’u kujtuar. Së shpejti fotografi dhe detaje të tjera nga ngjarja e veçantë”, shkroi Rona në postimin e saj të fundit në profilin e saj në “Instagram”.

Gjithashtu Rona zbuloi edhe për projektin e saj më të fundit. Ajo dëshiron që të bëjë pjesë të festivalit evropian të këngës vendin e saj të lindjes, Kosovën.

“Rona Nishliu po punon tani në televizionin e Kosovës dhe po tenton ta bëjë Kosovën pjesë të ‘Eurovision’-it… Faleminderit fansave të Spanjë që mbështesin pranimin e Kosovës në ‘Eurovision’”, kishte shkruar një faqe e fansve të festivalit, të cilën Rona e përktheu në gjuhën angleze.

auto rona21539009014

auto 0p1539009026

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...