Rudina Magjistari kundër Tunës

Diel, 28 October 2018 10:39

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Xing me Ermalin” ishin të ftuar çifti Tuna dhe Patris. Patrisi foli për herë të parë për marrëdhënien e Robertit me Tunën dhe tregoi se për të më e rëndësishme është familja.

Por pjesë e bisedës janë bërë edhe personazhe të tjerë të ekranit ku mund të përmendim, Rudina Magjistarin. Në kuadrin e humorit, Ermali pyeti Tunën nëse do të shkojë për një intervistë tek emisioni i Rudinës dhe këngëtarja u përgjigj me jo. Tuna tregoi se Rudinën e ka lënë të presë për 10 vite dhe këtë gjë do ta bëjë edhe për 20 vitet e ardhshme. Kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer aspak moderatores, e cila ka reaguar ditën e sotme nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’.

“Përshëndetje e dashur Tuna. Po hakmerresh sepse unë po bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtar, që për rastësi ishte kunati yt dhe që s’e detyron njeri të thotë atë që do? Sepse unë nuk di të më ketë ndodhur gjë tjetër me ty në jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt. Më vjen shumë keq për ata që të kanë pranë. Sa për programin, kam s’kam simpati personale ne i ftojmë të gjithë. Këtë punë e bëjmë çdo ditë prej 20 vitesh. Kështu besoj se e kupton se çfarë vendi zë ti në këtë histori, ku prej vitesh showbiz-i shqiptar ka nxjerrë yje me talente që ke qejf t’i shohësh. Hajde me shëndet. Ermal do edhe ti një?”,- ka shkruar Rudina.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Roberti ishte i ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” ku foli për herë të parë për marrëdhënien jo të mirë që ka me Tunën.

cili albani 405x450 1

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...