Nënat VIP që i kanë mbijetuar kancerit të gjirit

Diel, 28 October 2018 11:45

Kanceri i gjirit është një nga format më të zakonshme të kësaj sëmundjeje të vështirë, me rreth 1 në 8 femra të dignostikuara. Nënat vip nuk bëjnë përjashtim- dhe shumë prej tyre nuk e kanë fshehur por kanë luftuar.frymëzohuni nga këto gra trime, të forta dhe të vendosura të cilat kanë folur hapur mbi eksperiencën që kanë kaluar.

HelgaEsteb.Shutterstock

Christina Applegate

Në moshën 37 vjeçare në 2008-ën Christina Applegate njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer gjiri. Një mamografi zbuloi kancerin dhe testet e kryera zbuluan se Applegate ishte mbartëse e gjenit BRCA. Ajo kreu një mastektomi dhe më pas një operacion rikonstruktiv dhe që atëherë ka qenë mirë. Fatmirësisht ajo mundi të sillte në jetë një vajzë, Sadie Grace në Janar të 2011-ës.

SherylCrow.HelgaEsteb

Sheryl Crow

Kantautorja Sheryl Crow zbuloi se ishte me kancer në 2006-ën pasi u nda nga Lance Armstrong. Në revistën AARP nëna birësuese e dy djemve tha: “ishte një periudhë shumë emocionale për mua. Bota po më shkatërrohej dhe ndihesha sikur kisha arritur fundin.” Pas operimit ajo ka qenë mirë.

Guiliana.HelgaEsteb

Giuliana Rancic

Që në fillim moderatorja e E! News Giuliana Rancic ka qenë e hapur ndaj sëmundjes së saj. Ajo kreu një mastektomi të dyfishtë disa muaj pas diagnostikimit. Ajo dhe bashkëshorti i saj u bënë me fëmijë vitin tjetër përmes një nëne surrogate. “Bashkëshorti im ishte çdo gjë gjatë procesit e deri tani.nuk e di nëse do t’ja kisha dalë mbanë pa të.”

OvidiuHrubaru.Shutterstock

Cynthia Nixon

Samantha e Sex& the City, Cynthia Nixon u diagnostikua me kancer në 2006-ën. Ajo nuk foli për këtë sëmundje deri para pak javë se të dilte në transmetim seria e parë e Sex & The City në 2008-ën. Sot ajo është një nënë e shëndetshme e tre fëmijëve dhe ambasadore e Susan G. Komen for the Cure.

MelissaEtheridge.HelgaEsteb

Melissa Etheridge

“Nëse do të mundja, do të zgjidhja të mos luftoja me kancerin dhe divorcin në publik.” Kantautorja Melissa Etheridge është treguar e hapur rreth luftës së saj me kancerin e gjirit të cilin e mundi në 2004-ën me kimioterapi. Ajo është nëna e dy fëmijëve nga martesa e parë dhe dy binjakëve nga martesa e dytë.

GettyImages 491456572

Ann Romney

Nëna e pesë djemve dhe gruaja e republikanit kandidat për president në 2012-ën Mitt, Ann Romneyu diagnostikua me kancer gjiri në 2088-ën dhe vuante edhe nga skleroza e shumfishtë. Duke qenë se kanceri ishte faza 0 ajo e shmangu kimioteraoinë.

angelinajolie.jaguar ps

Angelina Jolie

Edhe pse ajo nuk u diagnostikua zyrtarisht Angelina Jolie tha se donte që të ishte pranë fëmijëve të saj kështu që e mori shërimin në duart e saj. Pasi zbuloi se ishte mbartëse e gjenit BRCA1 I cili rrit rrezikun e prekjes nga kanceri ovarian ajo kreu një mazektomi të dyfishtë dhe hoqi gjithashtu gypat fallopianë kjo për arsye se edhe nëna dhe gjyshja e saj kishin vdekur nga kanceri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...