Bebe Rexha vjen me një super bashkëpunim me dy yjet botërorë

Hënë, 29 October 2018 11:37

Bebe Rexha javë më parë solli këngën më të re në bashkëpunim me DJ e famshëm David Guettan si dhe këngëtarin kolumbian, J Balvin. Në fakt, kënga e re erdhi vetëm në versionin audio dhe u prit shumë mirë prej fansave të artistëve dhe publikut të gjerë.

Kjo ka bërë që të reagojë treshja dhe të nisë xhirimet e videos së “Say My Name”, i cili deri më tani është dëgjuar rreth nëntë milionë herë vetëm në YouTube.

Lajmin për videoklipin e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram, Guetta, i cili ka publikuar edhe një fotografi të përbashkët të treshes.

“Videoklipi i fuqishëm po vjen për këngën ‘Say My Name’”, ka shkruar me këtë rast Guetta, i cili njihet për bashkëpunime të suksesshme.

Ndryshe, projekti i fundit i Bebes është “I’m a Mess”, i cili u publikua para tre muajsh dhe është nominuar në kategorinë e këngës më të mirë në “MTV EMA 2018”.

Screenshot 14 2 768x498Screenshot 14 2 768x498

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...