×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Loredana e vetmja femër e nominuar për çmimin e rëndësishëm në Gjermani

E mërkurë, 14 November 2018 15:19

Loredanën e njohim si partneren e reperit Mozzik. Prej kohësh dy të dashuruarit jetojnë në Gjermani, nga ku kanë zhvilluar edhe karrierën e tyre.. Ata kanë një duet së bashku dhe disa hite të tjera solo. Për Loredanën ka mjaftuar një klip me titullin ‘Sonnenbrille’ që të arrijë majat e top listave në Gjermani. Ndërsa tani ka ardhur edhe suksesi i radhës. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ ajo ka zbuluar se është nominuar për çmimin ‘Hip-Hop Act’ dhe është e vetmja femër në listën e të nominuarve.

 

“Përshëndetje njerëz. Përveç faktit që jam nominuar, unë ju kam një borxh. Ndoshta ju nuk e shihni si mirënjohje dhe mund të mendoni se kjo është shumë e natyrshme për mua. Unë jam e vetëdijshme se muzika e mirë shpërblehet, por mbështetja gjigante jeni ju që keni qenë me mua deri më sot. Jam mirënjohëse për secilin prej jush, për të gjithë ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë për të dëgjuar këngët e mia. Nuk më intereson kush e merr vendin e parë, unë përpiqem të jap më të mirën time. Shpresoj që të paktën në të ardhmen unë mund t’ju shpërblej me muzikë të mirë. Unë jam nominuar në BEST HIP HOP ACT”,-ka shkruar reperja. Festivali ku ajo do të marrë pjesë është ndër më të rëndësishmit në Gjermani dhe mban emrin ‘1Live Krone’./revistawho.com

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...