Grupi ”Beatles” feston 50-vjetorin e albumit ”White”

Premte, 23 November 2018 14:29

Sivjet celebrohet 50-vjetori i albumit të famshëm ”White”, kompozuar nga grupi ”Beatles”. Stili i grupit anglez ndikoi në publik, duke u shpërhapur dhe duke u kthyer gjithashtu në mënyrë jetese. Plot 50 vite më parë, kur disku doli në shitje, ishte një kryevepër absolute e historisë së rrymës ”Rock”. Një disk i pasur, kompleks, kaotik dhe surprizues, që shenjoi edhe fillimin e fundit të historisë së grupit; por hapi gjithashtu fazën e fundit legjendare të prodhimit të tyre me pjesët e famshme: ”Abbey Road” dhe ”Let It Be”. Viti 1968 për ”Beatles”-at nisi në Indi, me udhëtimin historik në ”Rishikesh”, i kryer nën shtysën e George Harrison. Ai udhëtim frymëzoi një gjeneratë të tërë për t’u interesuar për muzikën, kulturën, fetë orientale dhe spiritualizmin lindor. Bëhej fjalë për një botë, që nga ajo periudhë u bë familjare për një pjesë të madhe të Perëndimit, që nuk i kishte konsideruar kurrë mjaftueshëm nuancat muzikore të lindjes. Disku përmban një përzierje mes ”Pop”-it, muzikës akustike dhe asaj elektrike, spiritualitetit dhe politikës, ëmbëlsisë dhe nervozizmit, ”Rock”-ut dhe rrymës ”Psychedelik”. Pra, 50 vite në distancë e gjejmë veten duke celebruar ende, jo vetëm historinë e tyre, por edhe aktualitetin e jashtëzakonshëm të muzikës ”Beatles”-iane. Një çështje që ende edhe sot habit, emocionon dhe argëton. Historia e karrierës së 4 miqve, që lëvizen nga periferia e Liverpoolit të ”armatosur” me kitara dhe bateri, për të pushtuar botën me muzikën e tyre, duke arritur të bëhen në fare pak kohë, banda me suksesin më të madh në planet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...