Regjisori i famshëm martohet me modelen 20 vite më të re

E Enjte, 29 November 2018 13:47

Quentin Tarantino i ka dhënë fund beqarisë dhe është martuar me të fejuarën e tij Daniella Pick, në një ceremoni intime në Los Angeles.

Lajmin e ka konfirmuar ekskluzivisht revista “People”, ndërsa nuk mungon edhe një foto e çiftit nga ceremonia.

Pick kishte veshur një fustan të bardhë nusërie prej sateni, dhe një vello që i varej pas, ndërsa Tarantino dukej mjaft elegant me një kostum të zi, teksa qëndronin para një muri të dekoruar me trëndafila të bardha.

Tarantino, 55 vjeç dhe Pick, 35 vjeç, një këngëtare dhe modele izraelite, mbajtën një festë të madhe mbrëmjen e djeshme pas ceremonisë, ku nusja veshi një tjetër fustan me të thjeshtë dhe seksi.

Regjisori u takua për herë të parë me Pick, e cila është vajza e këngëtarit dhe shkrimtarit izraelit Tzvika Pick, në vitin 2009, duke promovuar filmin e tij “Inglorious Basterds”. Çifti u fejua në qershor 2017, pas një viti të lidhur.

Ata organizuan një festë fejese në shtator 2017 në New York, që u kthye në një ribashkim i kastit të filmit “Pulp Fiction”, me një listë të ftuarish të famshëm përfshirë Bruce Willis, Samuel L. Jackson dhe Uma Thurman.

Vetëm disa ditë para dasmës, Tarantino përfundoi filmimin “Once upon a Time in Hollywood”, dramën e tij të ardhshme ku luajnë Brad Pitt, Leonardo DiCaprio dhe Margot Robbie.

Tarantino nuk ka qenë kurrë i martuar dhe ka treguar se puna i merr kohën e tij më të madhe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...