Personat që kanë këto shenja të horoskopit do martohen në 2019

Diel, 06 Janar 2019 18:23

Viti nis i mbushur me premtime dhe ata që besojnë tek astrologjia, janë thellësisht të interesuar të dinë se çfarë do të sjellë viti i ri në jetët e tyre

Sot ju sjellim informacione specifike mbi jetën dashurore të disa shenjave të horoskopit. Yjet premtojnë shumë surpriza për disa shenja të zodiakut në vitin 2019. Këto shenja kanë mundësi ta çojnë raportin e tyre në një tjetër nivel. 

Po pyet veten nëse shenja jote është në listë? Kontrollo më poshtë se cilat janë 4 shenjat që me shumë mundësi do martohen në 2019.

 

PESHQIT: Viti i ri do ketë shumë dashuri, ndenja dhe romantizëm për Peshqit.
Romantikë nga natyra, do i jepen dashurisë së vërtet, pa frikën se mos
lëndohen, duke e lënë mënjanë negativitetin e atyre që nuk besojnë tek
lumturia. Për sa kohë do jesh besnik/e ndaj personit që ke në krahë, gjithçka
do shkojë më së miri. Reciprociteti mbretëron dhe lumturia do jetë gjithnjë e
pranishme. Viti 2019 do jetë viti yt!

LUANI: Mundësitë për martesë janë shumë
të larta edhe për Luanët, të cilët po jetojnë një fazë me doza më të larta
romanticiteti se viti i kaluar. Përtej gjithë energjisë së dashurisë,
stabiliteti financiar do jetë në rritje dhe do favorizojë këtë fazë të re të
jetës, siç është martesa. Atmosfera në çift do jetë e përbërë nga shumë
dashuri, shoqëri dhe respekt dhe bashkimi pritet të ketë sukses, pavarësisht
sfidave të fillimit. 

AKREPI: Akrepët janë njerëzit më të prirur për të bërë një
hap serioz para në marrëdhëniet e tyre për vitin 2019. Janë pjekur shumë vitin
e fundit dhe kanë përcaktuar objektivat e tyre parësorë, duke qenë të gatshëm
për t’u impenjuar seriozisht me partnerin/en për të nisur një jetë të re e të
lumtur. Yjet japin bekimin e tyre për lidhjen, ndaj për sa kohë do vazhdojnë të
bëjnë pjesën e tyre, Akrepët do kenë arsye për t’i falenderuar vitin që sapo ka
trokitur. 

SHIGJETARI: Edhe pse shumë të pavarur, Shigjetarët do kenë mundësi
për t’u dashuruar këtë vit. Kanë hapur zemrën për një lidhje të re dhe janë
shpërblyer pozitivisht për këtë. Kjo fazë e re do jetë shumë e bukur, e
shëndetshme dhe e lumtur. Partneri yt është njeri shumë i kujdesshëm ndaj
detajeve dhe do bëjë gjithçka për ta bërë këtë lidhje të funksionojë. Me të
njëjtën sjellje, ke vetëm të fituar Shigjetar. Pranoji bekimet dhe shijo vitin
e ri me gjithçka të ofron.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...