Ed Sheeran flet për bulizmin: E urreja shkollën me gjithë shpirt

Hënë, 25 Mars 2019 14:29

Sot, Ed Sheeran është fitues i katër çmimeve Grammy, mirëpo dikur këngëtari përballej me bulizëm për shkak të pamjes së tij. Gjatë një interviste me DJ Nihail dhe reperin Dave në lidhje me fushatën kundër racizmit, Love Music Hate Racism (Duaje Muzikën, Urre Racizmin), u shpreh se muzika ka ndikuar që ai të fitojë vetëbesimin.

Sheeran theksoi se vite më parë “kthehej duke qarë nga shkolla, sepse shokët talleshin për flokët e tij në ngjyrë të kuqe, syzet dhe faktin se i merrej goja”.

“E urreja shkollën fillore me gjithë shpirt. Qaja çdo ditë. Isha kokëkuq, kisha syze të mëdha, më merrej goja, isha pak i çuditshëm. Por më vonë nisa t’i pëlqeja këto gjëra te vetja. Nuk kam pasur kurrë fat me vajzat pasi siç e thashë isha i çuditshëm. Mirëpo kur nisa të luaja muzikë, teksa më shihnin, iu dukesha interesant.”

Më tej shton:

“Papritmas fillon dhe pamja jote tërheq vëmendjen. Sot, gjithmonë u them fëmijëve të tjerë se është fantastike të jesh ndryshe.”

Nuk është hera e parë që këngëtari përpiqet të motivojë të tjerët përmes historisë së tij. Në tetor të  2017-s, ai emocionoi sallën në fushatën “Vlerëso veten”, teksa fliste për fëmijërinë.

“Isha një fëmijë shumë, shumë i çuditshëm. Kisha një njollë nga lindja dhe u desh ta hiqja me lazer. Një ditë, doktorët harruan të më vendosnin anestezinë dhe mua nisi të më merrej goja. Nuk kishte gjë më të vështirë se të doje të shpreheshe dhe të mos mundje dot. Një ditë, im atë më bleu një album të Marshall Mathers [Eminem]. E dëgjova dhe i mësova të gjitha fjalët mbrapsht. Kjo gjë më ndihmoi me të folurën. Vlerësoje veten, të jesh ndryshe është fat.” / KultPlus.com

 
Modifikuar më Hënë, 25 Mars 2019 17:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...