Dua Lipa tregon sa është e lidhur me Dua Lipaën

Tuesday, 09 Prill 2019 15:52

Në një intervistë për mediumin prestigjioz “Elle”, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka treguar lidhjen e saj me Kosovën.

Duke treguar për jetën e saj dhe karrierën e sukseset e fundit, Lipa është pyetur edhe se si ndihet për Kosovën duke marrë parasysh se shumicën e kohës e kalon në Londër.

“Kosova më ka formuar mjaft. Kemi një lidhje të veçantë mes vete. Njerëzit i dinë punët tuaja para se ti t’i dish, por ata gjithmonë kanë treguar shumë dashuri për mua. Njëherë dikush më ka thënë në një intervistë ‘ke një etikë pune të imigrantit’, por më shumë është puna kur dëshiron dëshpërimisht të merresh seriozisht. Ka gjithmonë stigmë rreth të qenit nga Kosova ose Shqipëria. Nëpër filma, çdo shqiptar është në mafia. Po përpiqemi të ndryshojmë atë që mendojnë njerëzit për shtetin tonë”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

“Elle” e ka titulluar këtë intervistë “Dua Lipa është e ardhmja e muzikës pop”.

Këngëtarja me prejardhje kosovare ka folur edhe për albumin e saj të dytë në të cilin është duke punuar. Ka thënë se në të ka një përzierje dhe ka shtuar se shpreson që albumin ta nxjerrë në fund të këtij viti. Lipa ka bërë të ditur se akoma nuk i ka caktuar këngët pjesëmarrëse në të. / KultPlus.com

Modifikuar më Tuesday, 09 Prill 2019 16:10

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...