"Muzika i bën njerëzit bashkë!" Madonna shkakton polemika me flamujt e Izraelit dhe Palestinës pa miratimin e organizatorëve

Diel, 19 May 2019 09:31

Ndonëse ka kaluar 30 vjet nga publikimi për herë të parë, superhiti “Like a Prayer” i kënduar nga ylli botëror të popit Madona ngjalli entuziazëm në Finalen e Madhe të Eurosong 2019.

Ndërkaq edhe premiera e këngës më të re të saj “Future”në bashkëpunim me reperin Quavo, entuziazmoi publikun.

Ajo foli për vizitën e shumë vendeve të ndryshme gjatë karrierës së saj, duke i bërë thirrje publikut që "të mos harrojë kurrë fuqinë e muzikës për ti bashkuar njerëzit"

"Në fund të fundit, muzika i bën njerëzit bashkë", u shpreh ylli i muzikës pop duke cituar disa vargje shumë te njohura nga hiti i saj “Music”.

Gjithashtu ajo iu drejtua konkurentëve të Eurosong duke u thënë: “Ju të gjithë jeni fitues”.

Por performanca e saj në Tel Aviv nuk kaloi pa polemika, teksa dy prej balerinëve të saj në fund të perfomancës u shfaqën me flamujt e Izraelit dhe Palestinës të stampuar në veshjet e tyre.

Në një deklaratë të kësaj jave, Madonna ishte shprehur se donte të përdorte performancën e saj për të krijuar 'një rrugë të re drejt paqes' dhe nuk do të stepej nga presioni politik.

Eurovizioni ka konfirmuar se nuk kishte miratuar një shfaqje të tillë dhe se Madonna ishte e vetëdijshme se ngjarja duhet të jetë 'jo-politike'.

Ndërsa Madonna interpretoi këngën e saj të re " Future" me Migos Rapper Quavo, çifti qëndronte para një ekrani ku shkruhej 'Wake Up' .


 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...