Jon Bon Jovi hap dy restorante për njerëzit në nevojë

E mërkurë, 09 October 2019 18:16

Jon Bon Jovi është një nga infliencuesit më me ndikim në industrinë e muzikës, dhe ai ka qenë një aktor në shfaqjet e famshme televizive si Ally McBeal.

Ai është zgjedhur disa herë si një nga artistët më tërheqës dhe është një aktivist politik i vendosur.

Sidoqoftë, ai përmendet pak për bamirësitë që bën.John Bon Jovi zotëron dy restorante ku njerëzit pa shumë burime financiare mund të shijojnë ushqimin pa paguar.

Soul Kitchen është emri i organizatës jofitimprurëse e menaxhuar nga Fondacioni JBJ, një institucion që drejtohet nga artisti dhe mban inicialet e tij.

Në Soul Kitchen, pjatat nuk kanë çmime, dhe pagesa e faturës është vetëm opsionale.

Sipas website-it të restorantit, 51 përqind e ushqimit që ata kanë shërbyer deri më sot janë paguar nga dhurimet.

49 përqindeshi i mbetur është e mbuluar nga puna vullnetare e njerëzve pa burime financiare.Kjo është arsyeja pse një nga motot e restorantit është: “Të gjithë janë të mirëseardhur në tryezën tonë”.

Restotaranti i parë hapi dyert në Tetor 2011, në zonën e Red Band në New Jersey.

Ky është qyteti ku lindi Bon Jovi. Restoranti i dytë u hap në vitin 2016, afër lumit Toms, një zonë e prekur nga Uragani Sandy, që tronditi vendin në vitin 2012.Në Soul Kitchen nuk ka rezervime.

Darkave u caktohet një tryezë e përbashkët sipas orareve, ku mund të darkohet, edhe me të huajt. Kjo e bën ndërveprimin shoqëror më të natyrshëm dhe të qetë për të gjithë, pavarësisht nga kushtet e tyre ekonomike.

Të gjithë ata që kanë më shumë nevojë për një pjatë të nxehtë kanë gjithmonë përparësi të ulen.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...