Disa ditë më parë Loredana bëri publike ndarjen nga Mozzik.
Ajo tregoi se dyshja i ka dhënë fund lidhjes dhe tashmë secili po vazhdon jetën e tij.
![]()
Por menjëherë pas ndarjes duket se secili prej tyre po i përkushtohet në maksimum karrierës dhe Mozzik së shpejti do të hedhë në treg këngën me titull “Dhelpër dinake”.
![]()
Kënga duket se është dedikim për Loredanën, megjithatë të presim derisa të hidhet në treg.
Ditën e sotme Mozzik ka promovuar këngën në rrjetet sociale dhe në një foto shfaqet pranë modeles së njohur, Ljubica Madenica.
![]()
Ata shfaqen mjaft të afërt, por me siguri modelja do të jetë pjesë e klipit.
![]()








