Adele reagon pas incidentit të Bebe Rexha-s në skenë

E mërkurë, 05 June 2024 17:08
 

Adele nuk ka frikë nga pjesëmarrësit agresivë të koncerteve. Artistja ka sfiduar së fundmi  fansat që mund të mendojnë t’i hedhin diçka teksa ajo është duke performuar në skenë, në një përpjekje të gabuar për t’u bërë viral.

“A e keni vënë re se si njerëzit po hedhin gjëra në skenë?” tha Adele. “A e keni parë atë? Unë ju sfidoj të më hidhni diçka. Do e shihni.” Këngëtarja e “Rolling in the Deep” bëri deklaratën e guximshme të shtunën gjatë rezidencës së saj në Las Vegas në Caesars Palace. Komentet e saj vijnë pasi një sërë artistë janë goditur- nga telefonat celularë gjatë performancave live. Ajo më pas  filloi të hidhte sende në audiencë, duke qeshur se ata duhet të “ndalonin së hedhuri gjëra mbi artistin”, por ajo “mund të gjuajë gjëra në audiencë”.

Javën e kaluar, kantautorja Bebe Rexha u plagos në New York City nga një fans i cili hodhi telefonin e tij në drejtim të saj dhe e goditi në sy, duke e detyruar atë të anulonte pjesën e mbetur të koncertit. Fansi, i identifikuar si 27-vjeçari Nicolas Malvagna, u ndalua më vonë nga policia dhe u akuzua për sulm. Sipas policisë, Malvagna pretendoi se ai mendonte se hedhja e telefonit drejt artistes do të ishte “qesharake”. Rexha rifilloi turneun e saj në Filadelfia, ku tha me shaka se ndërsa ishin të gjithë atje për të kaluar një kohë të mirë, “vetëm asnjë telefon në fytyrën time sonte, ju lutem, ju lutem”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...