Me fitoren 2-3 me përmbysje ndaj Interit në “San Siro”, shoqëruar me humbjen e Napolit me Fiorentinën, Juventusi është afruar edhe më shumë me titullin e Serisë A.
Suksesin e fundit të bardhezinjve, partnerja e Daniele Ruganit, Michela Persico e feston duke marrë rreze dielli në det.
E apasionuar pas ushtrimeve në palestër, bukuroshja italiane shfaqet në një formë të shkëlqyer fizike.
Madje ajo ndihmon edhe Danielen të jetë në lartësinë e duhur për të zbritur në fushën e blertë sa herë Allegri të ketë nevojë për të.