Prej vitesh ata të dy përfliten për një lidhje të mundshme, madje disa kohë më parë u përfol se çifti po bënte edhe planet e një martese, por asnjëri nga këto thashetheme nuk u pranuan kurrë nga ata të dy.
Bëhet fjalë për këngëtarët shqiptar Young Zerka dhe Ronela Hajati, ku kjo e fundit me dedikimin për ditëlindjen e 'kolegut' i ka shuar të gjitha fjalët se ata të dy mund të jenë ftohur me njëri-tjetrin.
“Gëzuar ditëlindjen kaçurrels. Të kam shumë xhan”, ka shkruar Ronela, ndërsa na ka zbuluar kështu edhe nofkën të cilën përdor për këngëtarin.