Missi i parë shqiptar, Valbona Selimllari vazhdon edhe sot të cilësohet si një nga femrat më të bukura shqiptare. Ajo është shumë aktive në jetën publike dhe shpesh herë merr pjesë në spektakle të ndryshme që realizohen në vendin tonë.
Siç dihet Valbona është nënë e tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze. Por ndonëse djemtë e saj ajo i ka prezantuar edhe më herët, për vogëlushen e saj ajo kujdeset që të ruaj privatësinë.
Por pak më herët janë publikuar disa foto ku shihet se mbrëmjen e djeshme në ‘Divas Show’, ajo është shoqëruar nga e bija dhe dy djemtë. Në fotot e siguruara nga ‘Gazeta Express’, Valbona shihet duke folur me Rovena Dilon, ndërsa prej dore mban vajzën.