Dasma mbretërore mes Princ Harry-t dhe Meghan Markle ka marrë të gjithë vëmnedjen e botës ditën e sotme, teksa po zhvillohet ceremonia madhështore ku kanë qenë të ftuar mbi 1200 persona, e miliona të tjerë e kanë ndjekur nga televizori.
Por ato që e kanë ndjekur nga afër ceremoninë mbretërore kanë qenë edhe motrat Sara dhe Lori Hoxha, të cilat kanë udhëtuar drejt Britanisë, posaçërisht për të qenë të pranishme.
Këtë gjë e kanë të bërë të ditur vetë Lori nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, ku ka ngarkuar një foto bashkë me të motrën.
“Po të presim Meghan”, ka shkruar Lori bashkangjitur fotos.
Kujtojmë se shumë persona kanë kaluar natën jashtë në të ftohtë vetëm për të parë nga afër dasmën mbretërore.