Artistja 27-vjeçcare Sand van Roy ka denoncuar regjisori francez Luc Besson për përdhunim.
Ajo ka treguar përpara policisë që është takuar me 59-vjeçarin Besson në një hotel dhe humbi ndjenjat pasi piu një çaj dhe kur u zgjua kuptoi se ka qenë viktimë e një përdhunimi seksual.
Regjisori, nëpërmjet avokatit ka mohuar akuzat. Sipas denoncimit të artistes (që ka pasur role të vogla në disa filma të Besson), përdhunimi ka ndodhur të enjten në mbrëmje gjatë një takimi në hotel Bristol, në Champs-Élysées.
Ndërsa, sipas avokatit të regjisorit “Luc Besson është befasuar së tepërmi kur ka marrë vesh këtë lajm”. Regjisori mohon kategorikisht akuzat se ka droguar dhe përdhunuar gruan dhe nuk ka pasur ndonjëherë asnjë qëndrim të kësaj natyre në lidhje me 27-vjeçaren.
Regjisori, i njohur si drejtues në filma si Le Grand Bleu, Leon, Nikita, është kthyer tani në Los Angeles, ku jeton.