E gjitha Barbie! Catherina Lauren quhet 'aziatike e vërtetë Barbie' sepse ka një makinë sportive rozë, një tatuazh në kurriz dhe krah me logon e kukullës, një qen pink të quajtur Candy.
Ajo është nga Jakarta e Indonezisë dhe fiksimi saj në jetë është dashuria për ngjyrën rozë dhe pasioni për kukullën Barbie.
"Më pëlqen kaq shumë Barbie. Kam luajtur me kukulla Barbie që kur isha fëmijë dhe më pëlqen cdo gjë pink. Njerëzit më quanin Barbie, kështu që unë u fiksova të dukesha si e tillë", tha ajo.
Që prej moshës 25-vjecare, ajo ka bërë 5 ndërhyrje kirurgjikale përfshirë 2 në gjoks për të arritur masat që donte dhe të bëhej si një kukull.
Nuk pëlqen të diskutojë për cmimin që ka shpenzuar për tu bërë e tillë, por tregon se do të vazhdojë me ndërhyrjet në gjoks pasi do ti ketë shumë të mëdha.