Nikki Bella dhe John Cena janë fotografuar për herë të parë së bashku që nga ndarja e tyre në muajin prill.
Yjet e WWE janë fotografuar ndërsa shëtisnin me njëri-tjetrin në San Diego të shtunën dhe kanë nxitur thashethemet se janë rikthyer.
Nikki dhe John duhej të martoheshin më 5 maj.
Pas ndarjes së tyre dramatike, Cena ka punuar shumë për të rifituar Bellën.
Gjatë një interviste për Today, John tha se dëshironte ende të martohej dhe të kishte fëmijë me Bellën.
Ndërsa nga ana tjetër Bella kishte shumë dyshime për tu rikthyer ose jo me ish të fejuarin.