Ed Sheeran dhe Kendrick Lamar, ishin fituesit e edicionit të 2018 të Billboard Music Awards me gjashtë çmime.
Gjatë eventit të zhvilluar në Las Vegas, të dhënë në bazë të shitjeve dhe renditjeve të përpiluara nga revista prestigjioze amerikane, momenti më i veçantë ishte interpretimi i Janet Jackson (nuk këndonte në një program televiziv që prej 9 vjetësh), e vlerësuar me Icon Award, një lloj çmimi karriere.
Cerimonia u zhvillua në MGM Grand Garden Arena dhe u drejtua nga këngëtarja Kelly Clarkson, që së pari donte të kujtonte personat e vdekur dhe të plagosur në shkollën Santa Fe, në Texas.
Mes atyre që kanë kryesuar në shitjet (fizike dhe dixhitale), por edhe në transmetime dhe të ardhurat nga turet, u vlerësuan me çmim Ed Sheeran për pop-in dhe Kendrick Lamar për rap-in, Bruno Mars për l’R&B, Chainsmokers për elektronikën, Imagine Dragons dhe U2 për rrokun dhe për këngën latine, Despacito” di Luis Fonsi & Daddy Yankee ft. Justin Bieber.
Në skenë interpretuan përveç Janet Jackson, John Legend, Christina Aguilera, Demi Lovato, Ed Sheeran, Ariana Grande, Jennifer Lopez, Dua Lipa, Salt-N-Pepa e i BTS si dhe grupi i parë korean i ftuar në ceremoni.