Moderatorja simpatike që shfaqet çdo mëngjes në "Top Channel", në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”, ka një surprisë për publikun dhe fansat e saj.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram Anjeza Maja, ka treguar se për stinën e verës, ka një projekt shumë emocionues për të cilin po punon.
“Do të shihemi shpejt diku në këngë”,- shkruan ajo në diçiturën e fotos së saj në Instagram.
Nuk dihet nëse moderatoren do ta shohim edhe si këngëtare apo ajo po merr pjesë në një videoklip të ri por një gjë është e sigurt, ky do të jetë një projekt i bukur vere, siç premton ajo.