Fituesja i Eurovisionit të këtij viti, Netta u komentua shumë pas fitores për shkak të këngës së saj që nuk u prit dhe aq mirë.
Diçka që bëri përshtypje dhe u komentua ishte edhe deklarata e saj pas fitores për këngëtaren me origjinë shqiptare që përfaqësoi Qipron dhe doli në vendin e dytë, Eleni Foureira. Fituesja nga Izraeli tha se këngëtarja shqiptare është më shumë për të kënaqur sytë sesa veshët.
Por mesa duket se asaj nuk i del inati dhe vijon të shigjetojë këngëtaren me origjinë shqiptare. Në një konferencë pak ditë më parë, ajo la të kuptohej se performanca e këngëtares shqiptare Eleni Foureira ishte fallco.
“Unë dhe Eleni ishim favorite për ta fituar. Mendoj se fitoi autenticeti. Unë isha në garë vetëm me veten time”, tha ajo.