Reperi Young Zerka është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.
“Anna” mban titullin kënga e tij e fundit, e cila është komentuar shumë lidhur me atë se kujt ia dedikoi Zerka atë.
Reperi ishte i ftuar sot në emisionin “Wake Up”, ku ndër të tjera është pyetur edhe lidhur me projektin e lartpërmendur.
“Anna ma ka thyer zemrën”, ka thënë Zerka, ndërsa më pastaj ka shpjeguar se e përdori “Anna” me dy shkronja “n” për shkak të dëshirës që të depërtojë në tregun e huaj.
Kujtojmë që Young Zerka ka paralajmëruar një duet me të famshmin Faydee, këngë e cila pritet të publikohet shumë shpejt.