Gjermania publikon listën me 23 lojtarët, mungon...

Premte, 01 June 2018 11:14

Federata gjermane e Futbollit pa dashje publikoi listën përfundimtare të Joachim Loeë për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi. Drejtori sportiv i përfaqësueses gjermane, Olivier Bierhoff është zemëruar me këtë gafë ku lista u publikua para afatit kohor, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton SYRI.net.

Më 2 qershor është programuar një miqësore ndaj Austrisë në Klagenfurt, ndërsa më 4 qershor, Loë do të publikonte listën përfundimtare me 23 lojtarët që do të udhëtojnë drejt Rusisë për Kampionatin Botëror.

Lista deri në këto momente përbëhej nga 27 lojtarë, 4 prej të cilëve janë larguar. Mes tyre ka edhe befasi.

Të larguarit: Portieri Kevin Trapp (PSG), mbrojtësin Jonathan Tah (Bayer Leverkusen), mesfushori Sebastian Rudy (Bayern Munich) dhe sulmuesin Nils Petersen (Freiburg).

Por kjo është lista me 23 lojtarët që do të udhëtojnë drejt Rusisë ku më 14 qershor do të startojë eventi më madhështor i futbollit botëror.

Portierë:

Manuel Neuer (Bayern Munich), Marc-André Ter Stegen (Barcelona) y Bernd Leno (Bayer Leverkusen).

Mbrojtës:

Jerome Boateng (Bayern Munich), Mats Hummels (Bayern Munich), Matthias Ginter (Borussia Mönchengladbach), Jonas Hector (Colonia), Joshua Kimmich (Bayern Munich), Marvin Plattenhardt (Hertha de Berlín), Antonio Rüdiger (Chelsea) y Niklas Süle (Bayern Munich).

Mesfushorë:

Julian Brandt (Bayer Leverkusen), Julian Draxler (PSG), Leon Goretzka (Schalke 04), Ilkay Gündogan (Manchester City), Sami Khedira (Juventus), Toni Kroos (Real Madrid), Thomas Müller (Bayern Munich), Mesut Özil (Arsenal), Marco Reus (Borussia Dortmund) y Leroy Sané (Manchester City).

Sulmues:

Mario Gómez (Stuttgart) y Timo Werner (Leipzig).

gjerman

Login to post comments