Milani bën një tjetër hap fals. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gennaro Gattuso humbën dy pikë në “San Siro”, pasi barazuan me Sassuolo-n me rezultatin 1-1. Ka qenë një ndeshje mjaft stresuese për kuqezinjtë, të cilët nuk mundën dot që të çanin mbrojtjen mike. Madje në minutën e 74 panë se si Sassuolo kaloi në avantazh, duke bërë që të heshtte i gjithë stadiumi “San Siro”.
Politano kaloi të tijtë në avantazh, duke ia bërë edhe më të komplikuar situatën Milanit. Por Kalinic barazoi shifrat 4 minuta nga fundi. “Djalli” është -7 pikë nga dyshja Lazio-Roma. Kurse Sassuolo mori një pikë me rëndësi që do ta ndihmojë në synimin që ka për shpëtim. Skuadra është 3 pikë larg zonës së rënies nga kategoria.