Një peshëngritës është rrëzuar ndërsa u përpoq që të ngrinte peshën 160 kg në Lojërat e Commonwealth. Joshua Parry ra në skenë i pavetëdijshëm. 27-vjeçari po bënte përpjekjen e tij të parë për të ngritur peshën 160 kg gjatë lojrave të së dielës, kur humbi kontrollin e trupi e ngeli pa frymë.
Ai arriti që ta ngrinte peshën deri në shpatulla, më pas shtanga i rrëshkiti dhe në mënyrë të pavetëdijshme ai u rrëzua në mes të skenës.
Menjëherë mjekët erdhën në vendngjarje duke mbuluar me perde peshëngritësin për ti dhënë ndihmën mjeksore.
Ish fituesja e medaljes së artë në Commonëealth Games Gold Michaela Breeze, e cila po komentonte konkurin siguroi shikuesit se incidenti nuk ishte serioz sa u shfaq. Ai tha se 27-vjeçari nuk po merrte oksigjen kur ngriti shtangën. Perry arriti që merrte menjëherë ndihmën mjeksore dhe u largua nga skena.