UEFA me risi për sezonin e ri të “Champions” dhe “Europa League”

E Enjte, 29 Mars 2018 12:22

Sezoni i ardhshëm do të sjellë ndryshime të mëdha për kompeticionet e organizuara nga UEFA. Nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare UEFA bëri me dije se “Champions League” dhe “Europa League” do të vijnë me një sërë risish.Duke nisur nga sezoni 2018-2019 ndryshimet do të jenë në fuqi të paktën për një periudhe 3-vjecare.

Por cilat janë ndryshimet që UEFA ka renditur në komunikatën e saj?

Duke nisur nga sezoni 2018-2019 ndryshimet do të jenë:

Së pari, në ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejte nuk do të bëhen 3 por 4 zëvendësime por k y i fundit do bëhet në kohën shtesë, ndërsa tre të tjerët si gjithmonë pa u prekur nga ndryshimet.

Së dyti, për superkupën e Europës dhe finalet e Champions-it dhe Europa League ekipet nuk do të përfshijnë më në skuadër 18 lojtarë, si ne cdo takim tjetër, por tanimë do ketë mundësinë e 23 lojtarëve.

Ky ndryshim do i lejojë ekipet që të kenë në dispozicion 12 lojtarë të gatshëm në pankinë, nga 7 që është klasikja e deritanishme. Me anë të këtij ndryshimi klubeve e veçanërisht trajnerëve ju jepet më shumë mundësi për lëvizje dhe për një menaxhim më të mirë të takimit.

Pika e tretë ka të bëjë me orarin e takimeve. Të gjitha ndeshjet e Championsit duke nisur me fazën kualifikuese, ndeshjet e fazës së grupeve, 1/8 e finaleve, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja do të fillojnë të gjitha në orën 21:00.

Ndërsa faza e grupeve, dy ndeshjet të së martës dhe dy të së mërkurës do të nisin në orën 18:55, përjashtim bën vetëm raundi i fundit ku të gjitha sfidat do të zhvillohen në të njëjtën kohë.

Po për këtë pikë përsa i përket Europa League, duke nisur nga faza e grupeve e deri te takimet e 1/8 të finaleve, të gjitha do të luhen në dy fasha orari të përcaktuara nga shorti më 18:55 dhe 21:00.

Duke u mbështetur në të njëjtin parim edhe java e fundit e grupeve të Europa League do të zhvillohet në të njëjtin fashorar. Ndërsa ndeshjet e cerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finalja do të zhvillohen në orën 21:00.

Nëse do të jetë e nevojshme për ndonjë përjashtim vendimi do të merret vetëm nga administrata e UEFA-s për të dyja rastet.

Risia e katërt ka të bëjë me regjistrimin e lojtarëve  pas fazës së grupeve në Europa dhe Champios League. Me rregulloren e re çdo klubi do ti lejohet përfshirja e 3 futbollistëve të rinj pa asnjë kufizim. Ky ndryshim përputhet edhe me disa prej kampionateve kombëtare, që sdo vendoset asnjë kufizim për regjistrimin e lojtarëve, gjatë merkatos së dimrit.

Modifikuar më Diel, 01 Prill 2018 12:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...