Shokuese, Argjentina mund të mos luajë në Kupën e Botës

E Enjte, 07 June 2018 23:09

Një lajm shokues është duke qarkulluar në Argjentinë. Kombëtarja rrezikon të mbetet jashtë Kupës së Botës “Rusia 2018”, e cila fillon pas pak ditësh.

Mirëpo, refuzimi për të luajtur miqësoren me Izraelin mund t’i kushtojë shumë Argjentinës, madje edhe përjashtimin nga Botërori. Gjithçka si pasojë e “COMTEC”, e cila ishte organizatorja e kësaj sfide.

Përfaqësuesit do t’i kërkojnë FIFA-s dënimin e ashpër për Argjentinën, pasi pretendojnë se në këtë rast kemi të bëjmë me diskriminim fetar.

Duket e vështirë që FIFA të marrë këtë vendim pak ditë para se të nisë Botërori, por avokatët, sipas gazetës “Ole” po e ndjekin nga afër çështjen.

Ekipi i Argjentinës refuzoi të luajë ndeshjen e përcaktuar, pas kërcënimeve që morën Messi dhe shokët e tjerë të skuadrës.

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 23:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...