Presidenti i Federatës së Argjentinës të Futbollit (AFA), Claudio Tapia, beson se arritja në gjysmëfinale të Kupës së Botës së Rusisë është një objektiv i mirë për kombin e tij. Finalistët e Botërorit të vitit 2014 nuk konsiderohen si favoritët më të nxehtë për turneun e Rusisë, pasi kanë luftuar e vuajtur shumë në fushatën kualifikuese.
Tapia tha se gjysmëfinalet ishin një objektiv realist për Argjentinën, e cila do të përballet me Islandën, Kroacinë dhe Nigerinë, në Grupin D. “Të jesh në katër më të mirët e botës është një objektiv pozitiv”, – tha ai për “TyC Sports”.
Lionel Messi do ta udhëheqë përsëri Argjentinën, ndërsa ai vazhdon të kërkojë një trofe të parë të lartë me kombin e tij, edhe pse ka lënë të kuptohet se Rusia mund të jetë turneu i tij i fundit i këtij lloji. Tapia ishte plot falënderime për yllin e Barcelonës, duke e përshëndetur si më të mirin në botë:
“Ai i jep shumë futbollit argjentinas. Rritja që kemi si AFA është sepse kemi lojtarin më të mirë në botë”. Argjentina e nis këtë Botëror me ndeshjen kundër Islandës, në Moskë, të shtunën. Telesport. A.Lleshi