Manchester United është duke menduar që të bëjë një lëvizje të madhe në këtë merkato.
Sipas asaj që raporton “Don Balon”, “Djajtë e Kuq” janë treguar të gatshëm të shpenzojnë plot 270 milionë euro për Kylian Mbappe.
Raportohet se PSG është duke shpresuar se me largimin e Mbappes ata mund ta bindin Neymarin që të qëndrojë dhe janë duke konsideruar ofertën prej 270 milionë eurove nga ekipi i Jose Mourinhos.
Kjo shifër mund të zbresë në 190 milionë, pasi United po mendon të ofrojë kartonin e Anthony Martial.