Në stadiumin “Luzhniki” të Moskës po luhet ndeshja e parë e Kampionatit Botëror të futbollit, Rusi-Arabia Saudite, shkruan Syri.net.
Sapo ka përfunduar pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Rusisë.
Në minutën e 12-të Juri Gazinski shënon golin e parë për Rusinë me një gjuajtje me kokë.
Rusët janë të papërmbajtshëm para publikut të tyre. Në të 43’ shënojnë dhe golin e dytë me anë të Cheryshev. Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e pjesës së parë.