Ish ylli i kombëtares së Argjentinës, Carlos Tevez është i bindur se Messi do ta udhëheqë Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës.
Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Tevez tha 5 herë fituesi i “Topit të Artë” është nervoz por sipas tij Messi do ta udhëheqë Argjentinën drejt triumfit, shkruan SYRI.net.
“Jam i sigurt se kjo Kupë e Botës është e Messit”.
“Ai është i uritur dhe i nervoz, edhe pse nuk e tregon këtë”.
“Nuk mendoj se ky do të jetë Botërori i fundit për të, por pres një Kupë të Botës fantastike”.
“Argjentina është një prej favoriteve, vetëm Gjermania dhe Brazili janë në nivelin tonë”, deklaroi Tevez.
Skuadra e Jorge Sampaoli e nis aventurën të shtunën kundër Islandës, ndërsa do të përballen edhe me Nigerinë e Kroacinë.