Sapo ka përfunduar ndeshja e dytë e Grupit A mes Egjiptit dhe Uruguait. Ekipi i Oscar Tabarez ka treguar një sulm të vazhdueshëm përgjatë lojës, por vetëm në fund arriti të shënonte golin e fitores.
Goli që i dha fitoren Uruguait u shënua nga Gimmenez në minutën e 90-ë, futbollisti i Atletikos i cili kërceu më shumë se të gjithë gjatë një krosi në zonë. Mungesa e Mohamed Salah u ndie shumë në këtë lojë duke bërë që Egjipti të mundohej vetëm që të mos e pësonte por në fund këto përpjekje nuk dhanë rezultat.
Me këtë fitore Uruguai i bashkohet Rusisë në vendin e parë me 3 pikë.