Argjentina dhe Islanda kanë mbyllur pjesën e parë të duelit të tyre me rezultat 1:1.
Sergio Aguero kaloi Argjentinën në epërsi në minutën e 19-të.
Por, nuk vonoi shumë dhe Alfred Finnbogason shfrytëzoi një reagim të dobët nga portieri Willy Caballero duke e barazuar rezultatin në minutën e 23-të, përcjell “lajmi.net”.
Lionel Messi është duke u dyfishuar në pothuajse çdo kontakt me topin.