Përfundon ndeshja, Kolarov i jep 3 pikë Serbisë

Diel, 17 June 2018 15:55

Është mbyllur me fitoren e Serbisë takimi i parë i Grupit E të Botërorit. Ballkanasit kanë mposhtur minimalisht 0-1 Kosta Rikën falë golit të Aleksandër Kolarov.

 

Një ndeshje shumë e dyluftuar dhe me raste të shumta, e cila në fund u vulos nga perla e mbrojtësit që luan me ekipin e Romës. Në minutën e 56-t 31-vjeçari ekzekutoi në mënyrë kirurgjikale një goditje dënimi, duke bërë të kotë hedhjen e Keylor Navas, portierit që aktivizohet me Real Madrid.

Me këtë fitore Serbia tani pret e relaksuar fatet e takimit tjetër të këtij grupi mes Brazilit dhe Zvicrës.

Modifikuar më Diel, 17 June 2018 16:19

Video

Login to post comments