Dënimi i Xhakës dhe Shaqirit/ Ministri dhuron rrogën e një muaji për ta

Tuesday, 26 June 2018 17:46

Dënimi që FIFA vendosi ndaj 2 futbollistëve të Zvicrës me origjinë shqiptare Xhakës dhe Shaqirit për festën me simbolin e shqiponjës, solli që online të niste një peticioni nga shqiptarët për të mbledhur fonde.

Iniciativa e nisur me motivin “për të ripaguar gëzimin që u solli zviceranëve dhe shqiptarëve anembanë botës” po bëhet shumë popullore.

Ky peticion ka grumbulluar 16 mijë euro në 24 orë. Pjesa tjetër e parave pritet të sigurohet brenda një kohe të shkurtër.

Xhaka dhe Shaqiri duhet të paguajnë nga 8,500 euro për person. Një shumë prej 4,500 euros duhet ta paguajë edhe kapiteni Lichsteiner i cili gjithashtu bëri simbolin e shqiponjës.

Kësaj nisme për mbështetjen e futbollistëve shqiptar i është bashkuar edhe Bajram Hasani, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, i cili tha se do japë si donacion 1,500 euro, ekuivalentja e një rroge mujore. Këto janë fjalët e ministrit: “Paratë janë për kënaqësinë që Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në dhanë ne duke festuar me simbolin e shqiponjës në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë.”

Ndërkohë ky është njoftimi në faqen “gofoundme” ku për mbledhjen e fondeve ku sqarohet se në rast se federata zvicerane nuk i pranon ato atëherë shumë do të jepet për bamirësi.

cunat

Login to post comments