Fazat e radhës në Botëror duke filluar nga ajo e 1/8 do të luhen me një top ndryshe nga ai me të cilin janë luajtur ndeshjet e grupit.
Duke nisur nga data 30 qershor kur fillojnë edhe ndeshjet e fazës së radhës, takimet do të luhen me Telstar Mechta, që do të ketë një dizenjo të re, ku bie në sy ngjyra e kuqe.
Topi i Adidas-it është i njëjtë si strukturë me Telstar 18, që u përdor në grupe. Ky top risolli të njëjtin emër të përdorur në vitet 60-70. Një top bardhezi me shkallëzime gri, një rishikim modern i Telstar-it origjinal.