Një Botëror zhgënjyes ka qenë ky i Rusi 2018 për Egjiptin, të cilët minimalisht prisnin vendin e tretë në grup, por humbja e fundit ndaj Arabisë Saudite, me përmbysje, ka shtuar akoma edhe më tej irritimin të cilin mesa duket drejtuesit e federatës e kanë shprehur tek trajneri argjentinas Hector Cuper.
Përfundimi i fazës së grupeve pa asnjë pikë nuk i ka lënë rrugë tjetër Cuperit, që ka dhënë dorëheqjen për mungesë rezultatesh. Edhe pse kishte në përbërje një nga lojtarët më të mirë në botë, sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah, Egjipti e mbylli me zhgënjim Botërorin, duke mos marrë asnjë pikë në fazën e grupeve.
Ndërkohë që suksesi i Arabisë Saudite në ndeshjen e fundit me Egjiptin e ka bindur federatën e vendit aziatik për të mbajtur në detyrë trajnerin tjetër argjentinas Juan Antonio Pizzi, kontrata e e të cilit do të zgjatet deri në vitin 2019, për të synuar Kupën e Azisë