Shikoni ç'ndodh në Luzernë, të gjithë shqiptarët do ta provojnë këtë birrë

E mërkurë, 27 June 2018 15:10

Fabrika e birrës në Luzern e ka bërë ambalazh të veçantë për shishet e birrës që prodhon, në përkrahjes të ekipit kombëtar të Zvicrës për ndeshjen e sotme kundër Kosta Rikës.

Ambalazhi i ri i birrës Luzerner Bier përmban fotografi të simbolit të shqiponjës dykrerëshe, të cilën e bënë dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, bashkë me kapitenin zviceran, Stefan Lichtsteiner, gjatë fitores 2-1 kundër Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Festimi i Xhakës dhe Shaqirit duke e bërë shqiponjën dykrerëshe shkaktoi reagime të ashpra në botën e futbollit dhe më gjerë, saqë edhe FIFA i gjobiti me nga 10 mijë dollarë secilin.

Sot, Zvicra do të përballet me Kosta Rikën në ndeshjen e tretë dhe përfundimtare në Grupin E, dhe i duhet të paktën një barazim për të kaluar në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës në Rusi.

Në përkrahje të tyre, kjo fabrikë birre ka shkruar këtë status: “Birrë Luzern origjinal. E shkëlqyeshme dhe freskuese, tamam si ekipi jonë kombëtar në Kupën e Botës. Sonte do të shënojmë dhe do të fluturojmë drejt 1/8 së finales”.

birra

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 17:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...