Cana komenton festën me shqiponjë të Xhakës dhe Shaqirit

E mërkurë, 27 June 2018 21:21

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana ka qenë i  ftuar në një emision francez për radion Tv Spirite, ku ka folur për festën me simbolin e shqiponjës të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në ndeshjen me Serbinë.

Ish-kapiteni fillimisht tregoi se i njeh mirë vëllezërit Xhaka dhe madje i ka mbështetur ata gjatë karrierës futbollistike. Cana rrëfen se të dy, si Taulanti dhe Graniti, në vitin 2010 i kishin shprehur nëpërmjet telefonit dëshirën për të luajtur me Shqipërinë, por ishte e pamundur sepse të dy kishin pasaportë zvicerane dhe FIFA nuk e lejonte një gjë të tillë.

Ndërsa përsa i përket festës me simbolin e shqiponjës të Xhakës dhe Shaqirit, Cana i mbrojti duke treguar këto 2 arsye:

1.Që shqiptarët nuk marrin pjesë këtë Botëror, por golat u shënuan nga dy shqiptarë.

  1. 2. Familja e Xhakës ka vuajtur shumë nga regjimi i Beogradit gjatë luftës dhe një festim i tillë është emocion nga ana e tyre.

Sa i përket dënimit nga FIFA-s, Cana e sheh si të pavend, sepse sipas tij të tregosh prejardhjen nuk është fyerje për palën tjetër, ka pasur edhe gjeste të rënda nëpër fusha dhe nuk janë dënuar.

Cana e mbyll duke thënë: “Shqiptarët gjithnjë kanë bërë tifozllëk për të tjerët, hera e parë që kanë bërë tifo për vete ishte Europiani 2016. Dhe kësaj radhe që shënuan dy shqiptarët tanë, kjo u mor si fitore për ne.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...